Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion me një deklaratë zyrtare ka konfirmuar se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj po hetohet për 4 vepra penale, korrupsion pasiv, aktiv, pastrim të produkteve penale dhe mosdeklarim apo fshehje pasurie.

SPAK sqaron se denoncuesi ka qenë personi i vetidentifikuar Nesti Angoni, që sipas Veliajt nuk ekziston si person fizik, por avokatja e Partisë Demokratike, Adriana Kalaja ka sqaruar se është vetë ajo kallëzuesja.



