
Në përfundim të seancës së sotme parlamentare ku opozita e bojkotoi atë, Kreu i grupit parlamentar të PS, në një prononcim për mediat, komentoi debatin e regjistruar në seancë plenare si edhe largimin e PD nga salla.
Balla tha se nuk gjen arsye në vendimin e opozitës, ndërsa theksoi se koha për debate e sherrnajë ka përfunduar. Sipas tij, ajo që ai propozoi ishte për t’i lënë më shumë kohë e hapësirë deputetëve të LSI të merrnin kohën e nevojshme.
Në këtë seancë nuk mund të kemi debat me njëri tjetrin. Ajo që unë propozova ishte për t'i lënë më shumë kohë dhe hapësirë deputetëve të LSI që nuk kishin pasur mundësinë për kohën e nevojshme për të propozuar edhe ata anëtarët e komisioneve.
Unë shpresoj dhe besoj se kjo ngjarje e sotme të mos përsëritët më në seancat pasardhëse, pasi siç e thash se koha për debate dhe sherrnaja ka përfunduar dhe të gjithë kemi një mandat për të çuar përpara. Nuk mund të gjejmë arsye të paqena për të bërë debate dhe për t'u larguar nga seanca. Kjo që ndodhi të jetë diçka e shkëputur për të vijuar direkt nga puna"



