Sulmi kibernetik i Iranit/ Rama: Ishte agresion i mirëfilltë ushtarak, synonte shkatërrimin e sistemeve

Sulmi kibernetik i Iranit/ Rama: Ishte agresion i mirëfilltë ushtarak, synonte shkatërrimin e sistemeve

Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët dhe gazetarët mbi sulmin kibernetik të Iranit, duke e konsideruar një agresion të mirëfilltë ushtarak që synonte zhdukjen e të gjitha të dhënave dhe shkatërrimin e sistemeve.

Sipas kryeministrit sulmi nuk e ka arritur qëllimin, pasi të dhënat e dala nuk janë sensitive apo dokumente sekrete.

Pyetje: Sa e përgatitur është sot Shqipëria për të përballuar një tjetër sulm kibernetik? Sa të sigurta janë të dhënat tona?

Rama:

Gjithë këto flukse sulmesh të raportuara dhe të regjistruara nga institucioni që koordinon të gjithë projektin e revolucionit digjital, kanë qenë sulme të pasuksesshme përgjithësisht. Ndërkohë që ky është një agresion i mirëfilltë ushtarak në botën e internetit. Një agresion i egër që ka pasur një qëllim të qartë zhdukjen e të gjitha të dhënave dhe shkatërrimin e sistemeve, duke lënë një tokë të djegur nga mbrapa. Ky është konkluzioni i ekspertëve. Sulmi s’e ka arritur qëllimin. Dëmet janë shumë më të lehta se sa shkalla e agresitivitetit. Të dhënat janë irrelevante sa i përket sensivitetit, vendime qeveria, shkresa që qarkullojnë në rrjetin e brendshëm. S’janë dokumente sekrete apo të fshehta.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy