Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta jep një mesazh dhe ftesë për protestën e së martës e parashikuar për tu mbajtur tek inceneratori i Tiranës.
Meta thotë se ky është shtatori i dhjetë që Edi Rama është Kryeministër dhe ende dëgjojmë për “aksione” kundër ndërtimeve pa leje.
Kush i ka lejuar këto ndërtime pa leje në këto 10 vite? Kush mban përgjegjësi për këtë mungesë kontrolli të territorit sidomos këto katër vitet e fundit kur të gjitha bashkitë i takojnë Rilindjes?
Koha për të shporrur një Qeveri të paligjshme të votave të vjedhura e të blera! Koha për t'i dhënë fund paligjshmërisë si sistem!
Koha për t'i dhënë fund pengmarrjes së qytetarëve dhe biznesmenëve për qëllime shantazhuese dhe elektorale!
Të martën, në ora 18:00, takohemi te “kryevepra” e paligjshmërisë dhe korrupsionit, atje në vendngjarje te inceneratori i Tiranës!



