
Kreu i Partisë së Lirisë thotë se njësoj si nisma e tij për referendumet, edhe primaret që po organizon PD-ja janë ushtrim i demokracisë direkte.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta shprehet se partia e tij mbështet protestën e paralajmëruar nga PD-ja më 12 nëntor.
“Mbështetje totale për protestën madhështore të 12 Nëntorit! Shqiptarët më të bashkuar se kurrë drejt Referendumit dhe Primareve! Koha e Demokracisë direkte po vjen!”, shkruan Meta.



