Situata në veri/ Kurti pas takimit me opozitën: Ata janë më shumë të pakënaqur sesa mospajtues

Situata në veri/ Kurti pas takimit me opozitën: Ata janë më shumë të pakënaqur sesa mospajtues

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me partitë opozitare lidhur me situatën në veri të vendit, ka thënë se takimi me krerët e partive opozitare ka qenë shumë i mirë dhe njoftues për situatën politike dhe të sigurisë.

Ai është përgjigjur edhe kritikave të partive opozitare, se i njëjti nuk ka planë e nuk di çfarë të bëjë për situatën aktuale të krijuar në Veri.

Krerët opozitarë janë më shumë të pakënaqur, sesa mospajtues.

Nuk është e vërtetë se nuk dimë në çfarë rruge jemi duke shkuar, rruga jonë është rrugë e ligjshmërisë, kushtetutshmërisë, është rrugë e paqes edhe e sigurisë e cila bëhet në përputhje me mandatin tonë dhe në bashkërendim me miqtë, aleatët tanë perëndimorë.

Nuk është e vërtet që në këtë takim ka qenë sikurse takimet të cilët zhvillohen publikisht para mediave, përkundrazi ka qenë bashkëbisedim i hapur dhe serioz.

Shefi i ekzekutivit më tej ka bërë të ditur se Kosova është në koordinim dhe komunikim të vazhdueshëm me QUINT-in dhe Bashkimin Evropian, por jo vetëm.

Sipas tij organet e sigurisë janë ata që bëjnë vlerësime mbi veprimet dhe reagimet që Qeveria e Kosovës ndërmerr në Veriun e Kosovës.

Nuk bëhet fjalë për kurrfarë prishje të raporteve me ShBA-të, koordinimi komunikimi me QUINT-in me Bashkimin Evropian, ShBA-të, NATO-n, KFOR-in, EULEXI-in janë të vazhdueshme, andaj nuk është e vërtetë që ka kurrfarë cenimi të raporteve, përkundrazi ka dendësi të komunikimit dhe bashkërendimit.

Plani i veprimit është plan i veprimit të organeve tona të sigurisë dhe ato bëjnë vlerësimet mbi veprimet dhe reagimet që ne i bëjmë, gjithçka është duke shkuar sipas ligjit, sipas rregullave.

Ai më tej ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës nuk ka hequr dorë nga vendimi i shkallëzuar për çështjen e targave.

Pas 21 nëntorit, siç e kemi thënë duhet të kalohet te gjoba, siç e parasheh ligji, këto nuk janë vendime qeveritare, janë ligje shtetërore.

Për Kurtin, krerët e partive opozitare nuk kanë pasur kërkesë specifike për shtyrjen e vendimit për targat.

 Nga ana tjetër, liderët opozitarë kanë deklaruar se nga kreu i ekzekutivit nuk kanë dëgjuar asnjë plan konkret për të dalë nga situata në të cilën ndodhet vendi, pas largimit zyrtarëve serbë nga institucionet e vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy