
Gazetari Arian Çani, në emisionin Të Paekspozuarit", në MCN TV, teksa fliste për faktin se me zhvillimet e fundit në PD, a duhet të rrijë Sali Berisha më tej në këtë parti, Çani tha se nëse do të ishte në vendin e ti, do bënte çdo gjë të mundshme të bëhej kryeministër i vendit.
Çani analizoi më tej faktin se opozita e sotme duhet të ndahet.
Unë po të isha Saliu, jo vetëm që s’do të ikja, porse do të bëja gjithçka të bëhesha kryeministër i Shqipërisë, por s’po them a duhet apo jo, se unë s’jam në lojë.
Berisha duhet të rrijë aty për të mirën e vetëm, pastaj për të mirën e opozitës. Fillon nga vetja. Vetëm ambicia e fortë personale të bën të arrish. Berisha duhet të bëjë gjithçka që të mbrojë veten e tij. Por Saliu nuk zgjidh dot krizën.
Bindja ime, parashikimi im, Berisha, sa të ketë frymë gjallë, do bëj gjithçka të rezistoj para atij grupit të vogël të amerikanëve, se s’janë të gjithë.
Opozita duhet të ndahet shumë që të bashkohet një ditë.



