Kikia: Çështja ndaj Belerit duhet të ishte mbyllur, nuk ka nevojë për prova të reja (VIDEO)

Kikia: Çështja ndaj Belerit duhet të ishte mbyllur, nuk ka nevojë për prova të reja (VIDEO)

Analisti Mentor Kikia thotë se historia e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri duhet të ishte mbyllur tashmë dhe mbi bazë të provave që janë, duhet shpallur fajtor ose jo.

Nga studio e MCN Live, Kikia tha se procedurat gjyqësore e mbajnë çështjen Beleri gjithmonë në alert.

Automatikisht kjo ka prodhuar dhe argument për autoritetet greke, median greke që ta nxjerrin këtë histori përtej Shqipërisë, edhe përtej një lloj dualizmi Shqipëri-Greqi dhe ta çojnë në Parlamentin Europian.

Sikundër ndodhi me eurodeputetin e Demokracisë së Re, të shkojnë te pozicionimi i qeverisë greke për të marrë një vendim bllokues ndaj hapjes së kapitujve për negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Nuk besoj se dikush mund të japë verdiktin nëse është apo jo i drejtë vendimi për zvarritjen e procesit.

Nëse ka akuzë për korrupsion elektoral, kjo bazohet në disa dëshmi, nuk ka nevojë për prova të reja, duhet të ishte mbyllur.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy