
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, do të vizitojë Tiranën ditën e enjte, ku do të zhvillojë një takim kokë më kokë me homologun e tij shqiptar Ditmir Bushati.
Edhe pse nuk ka një njoftim zyrtar rreth këtij takimi, burime për "TemA Tv", bëjnë me dije se avioni qeveritar grek do të bëjë një ndalesë prej rreth tri orësh në aeroportin e Rinasit, ku Kotzias do të vizitojë Tiranën në një ndalesë të shkurtër
Ditën e enjte shefi i diplomacisë greke do të shkojë në Vjenë për t’u takuar me homologun e tij maqedonas Nikola Dimitrov, si dhe me ndërmjetësuesin e OKB-së për emrin e Maqedonisë Methju Nimiç.
Takimi i shefit të diplomacisë greke vjen vetëm pak ditë, pasi presidenti Ilir Meta i dha dakordësinë ministrit Bushati për negociatat me Greqinë. Ky është takimi i dytë në pak javë mes dy homologëve. Bushati dhe Kotzias u takuan në fillim në ishullin e Kretës, më pas në fund të janarit në Korçë, ku ministri i Jashtëm grek qëndroi për 3 ditë.



