
Një urdhër i Prokurorisë së Posaçme SPAK për të dënuar me pesë vjet burg personat që publikojnë pjesë të dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, ka nxitur reagimin e ish-kryeministrit, Sali Berisha, sipas të cilit vendosja e këtij ligji, rikthen në kohë atë të “Agjitacion Propagandës” gjatë diktaturës komuniste.
Vendimi i Edi Ramës me Skap-in e tij për të dënuar me tre vite burg gazetarët që publikojnë dëshmitë e Dumanit të qeverisë është një akt antikushtetues, censure policeske, dhe atentat ndaj lirisë së mediave”, shkruan Berisha në Facebook.
Sipas tij, ky vendim rikthen pikërisht ligjin e vendosur nga diktatura hoxhiste, pas 30 vitesh demokraci.
Berisha u ka bërë po ashtu thirrje gazetarëve, që të mos e zbatojnë vendimin dhe të vijojnë me publikimet rreth çështjes.
Dënoj me forcen me te madhe kete akt tejet te rende censure dhe kërkoj largimin e menjëhershëm te mercenarve te Edi Rames nga sistemi i drejtësisë.
Gjithashtu, u bej thirrje gazetareve te mos zbatojne akte antikushtetuese, por te qendrojne te pamposhtur ne mbrojtje te lirise se mediave, dhe te publikojne çdo telefonate te Edi Rames, Taulant Balles, Erion Veliajt, Damian Gjiknurit dhe te çdo deputeti, qeveritari vendor, gjykatesi apo prokurori dhe çdo zyretari tjeter me vrasesit serial, perdhunuesit, grabitesit e bandave te partise.
Teksa, institucioneve ndërkombëtare, ai u ka bërë thirrje të mbrojnë lirinë e mediave dhe të dënojnë vendimin e fundit të marrë.



