Greqia mbështet Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për negociatat me BE-në

Greqia mbështet Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për negociatat me BE-në

Greqia duket se është tërhequr nga ideja për të bllokuar çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Këtë la të nënkuptohej  ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, gjatë një takimi  katërditor të ministrave të jashtëm, Greqi-Bullgari-Kroaci-Rumani, i cili u mbajt në Nju-Jork të martën. Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal ishin në qendër të takimit mes ministrave të jashtëm, ndërsa u diskutua edhe për çështjet e veçanta të ngritura nga zgjerimi në lidhje me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

"Unë mendoj se është një hap i mirë që ministrat e jashtëm të Ballkanit të jenë në gjendje të flasin me njëri-tjetrin. Ne vijmë me qëndrime të përbashkëta për interesin e përbashkët dhe zonën e përbashkët gjeografike më të gjerë,  brenda Bashkimit Evropian", tha ministri i Jashtëm, Nikos Dendias pas takimit. Ndërkohë edhe bundestagu gjerman i tha “Po” hapjes  së negociatave me Shqipërinë, por ky qe një vendim me plot kushtëzime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy