
Një bashkëpunëtor i drejtësisë figuron në dosjen që SPAK ka hartuar për kryebashkiakun Veliaj, aktualisht i pandehur, në paraburgim në burgun e Durrësit.
Një prej personave më të besuar të bashkëshortes së kryebashkiakut ka pranuar të bashkëpunojë me prokurorët për zbardhjen e skemës së korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Siç figuron në dosjen hetimore, e penduara Adela Konadakçiu është personi që merrej me financat për llogari të Ajola Xoxës.
Në këmbim të bashkëpunimit me drejtësinë, sipas ligjit, asaj i lehtësohet masa e dënimit.



