Gjonaj në SHBA: Të vendosur në zbatimin e reformës në drejtësi

Gjonaj në SHBA: Të vendosur në zbatimin e reformës në drejtësi

Ministrja e Drejtësisë znj. Etilda Gjonaj ndodhet në një vizitë zyrtare në Washington DC. Përgjatë kësaj vizite ministrja u prit në disa takime nga zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit dhe Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo u prit në Departamentin e Drejtësisë nga z. Bruce C. Swartz, Zv. Asistenti i Prokurorit të Përgjithshëm dhe Këshilltar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

Nga DASH ministrja zhvilloi takime me z. David Kostelancik, Drejtor i Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore në  Departamentin e Shtetit dhe z. Jorgan K. Andrews, Zv. Asistent i Sekretarit të Shtetit në Byronë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të ligjit.

Në këto takime shumë të rëndësishme me përfaqësuesit e intitucioneve më të larta të Shteteve të Bashkuara u diskutua gjerësisht mbi reformën në Drejtësi, sfidat dhe rritjen e mbështetjes të asistencës teknike të SHBA-së për konsolidimin e institucioneve të reja të drejtësisë dhe hapat që duhen ndjekur për suksesin e kësaj reforme. 

Ministrja Gjonaj falenderoi për mbështetjen e madhe që SHBA i ka dhënë Shqipërisë për reformën në Drejtësi nëpërmjet Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, OPDAT-it dhe IMO-s. Gjonaj garantoi vullnetin e plotë dhe të patundur të qeverisë shqiptare për zbatimin e saj, jo vetëm si prioriteti i agjendes së vendit në kuadër të integrimit në BE, por edhe si prioritet i qëndrueshëm i qeverisë.

Ministrja Gjonaj u shpreh se pas plotësimit të kuadrit ligjor, garantimit infrastrukturor-buxhetor, ngritjen e intitucioneve të reja dhe plotësimin e vakancave në sistemin e ri të drejtësisë janë dhënë rezultatet e para të kësaj reforme, dhe tashmë Shqipëria ndodhet në një moment kyç të konsolidimit të saj. Për këtë arsye znj.Gjonaj u kërkoi partnerëve amerikanë vijimësinë dhe rritjen e asistencës teknike për të forcuar kapacitetet dhe rezultatet e kësaj reforme.

Z. Bruce C. Swartz i garantoi Ministres Gjonaj se Departamenti i Drejtësisë ka qenë dhe do të vijojë të jetë mbështetës i reformës në Drejtësi dhe u shpreh i gatshëm për rritjen e asistencës teknike për suksesin e plotë të kësaj reforme. Ai u shpreh besimplotë për vijueshmërinë e partneritetit dhe bashkëpunimit shumë të mirë me qeverinë shqiptare për ecurinë e reformës në Drejtësi.

Ata gjithashtu përcollën vlerësimet e tyre më të larta për rezultatet e deritanishme nga ana e Shqipërisë në këto procese të rëndësishme të jetësimit të reformës në Drejtësi. Vëmendje e veçantë në takimet e zhvilluara iu dedikua edhe përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së shtetit shqiptar në Sesionin e Posaçëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për luftën kundër korrupsionit, ku Ministrja Gjonaj paraqiti ecurinë e reformave edhe si Koordinatore Kombëtare Kundër Korrupsionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy