Ish ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka paditur në prokurori kreun e Libras Ben Blushi për shpifje. Blushi e ka akuzuar Nikollën se çonte Badigardin e saj për të marrë 3 mijë euro për një vend pune. Lajmi për padinë u bë i ditur nga vetë Nikolla e cila e cilësoi Blushin si parazit.



