Tre vitet pa deputetin, kolegun dhe mikun e tij të ngushtë Sokol Olldashi, Astrit Patozi i ka kujtuar me kitare në dorë.
Në një video të postuar mëngjesin e sotëm nga deputeti i PD-së, Patozi shfaqet si nuk e keni parë kurrë më parë, duke kënduar këngën e shkruar në kujtim të ish-ministrit të ndjerë Sokol Olldashit. Kënga që po këndon Patozi e ka kënduar këngëtari Aleksandër Gjoka kur u kujtua 1 vjetori i ndarjes nga jeta të Olldashit. Teksti i këngës është shkruar nga vetë Patozi dhe Florion Mima.
Teksti i këngës
1. Nata të mori
N’errësirën e saj
Kitarra jote
Po shkrehet në vaj
Ti ike lart
Në qiell fluturove
Endrrën ndërpreve
Vallë si guxove
Refreni:
Por ti nuk do
Trishtimi t’na ndaj’
Kënga nuk ndalet
Ligjësi e saj
E që nga lart
Pas syzesh sheh
Dhe ty të pelqen
Dot jo s’ e fsheh
2. Kohen le pas
Ajo s’ të kapi dot
Ti rendje si i çmendur
Ti rendje si pilot
Në mes le cigaren
Askush s’ e ndez më
Pas le buzeqëshjen
Një dhimbje pa zë



