LAJMI I FUNDIT/ Rama hedh firmën për drejtorin e tretë të propozuar nga PD

LAJMI I FUNDIT/ Rama hedh firmën për drejtorin e tretë të propozuar nga PD

Arjan Hoxha do të jetë Drejtori i tretë teknik i kërkuar nga opozita në bazë të marrëveshjes Rama-Basha. Hoxha është emëruar në krye të Drejtorisë së Burgjeve dhe kryeministri Edi Rama e ka firmosur sot vendimin.

Hoxha mbante më parë detyrën e ish-shefit të Krimit Ekonomik, që ka arrestuar edhe të atin e Sajmir Tahirit, Bashkim Tahirin të dyshuar për kontrabandë ilaçesh.

Ai u lirua nga detyra gati një muaj pasi PS-ja mori pushtetin bashkë me 7 efektivë të tjerë. Siç deklaronte vetë, lirimi nga detyra ishte pasojë e hakmarrjes politike nga ministri i Brendshëm, i asaj kohe, Sajmir Tahiri. Hoxha zëvendëson në këtë detyrë ish-drejtorin, Miklovan Kopani.

Po sot kryeministri ka firmosur emërimin e Arjan Bylykbashit në postin e drejtorit të ri teknik të Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Ai zëvendëson në këtë detyrë, Ilirjan Muhon.

Arjan Bylykbashi para vitit 2013 ka mbajtur detyrën e drejtorit të Zyrës së Përmbarimit në Tiranë.

Të gjitha emërimet e kreut të qeverisë vijnë pas marrëveshjes me opozitën mbrëmjen e 17 majit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy