Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zgjedhur Tiranën për të vijuar këtë të shtunë me takimet elektorale.
Kreu i demokratëve është takuar me qytetarë dhe biznese në Njësinë nr.1 në kryeqytet. Basha i ftoi të votonin ndryshimin në 25 prill.
“Ky stres qe ka kapur Shqipërinë, ky stres që ka kapur ekonominë do të çlirohet me fitoren më 25 prill. Të gjithë bashkë për t’i kthyer shpresën njerëzve. Ju uroj shëndet. Të gjithë bashkë më 25 prill. E gjithë Shqipëria po pret për ndryshim. Prioritet do të jenë rrogat”, tha veç të tjerash Basha.



