Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me sigurinë në Kosovë dhe pretendimet territoriale të Serbisë, gjatë një konference për media sot pas takimit me presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës.

Kryeparlamentari përmendi rrezikun që i kanoset Kosovës për shkak të pretendimeve territoriale të Serbisë.
Një temë e pashmangshme në këto rrethana ishte edhe siguria në Kosovë dhe rreziqet që po përballemi për shkak të pretendimeve territoriale që ka Serbia ndaj Kosovës.
Ia shpreha shqetësimet po që se Serbia lihet e pandëshkuar lidhur me agresionin e 24 shtatorit në Banjskë, Serbia ka për ta përsëritur këtë skenarë.
Një nga shtet që nuk e ka sanksionuar Rusinë por që vazhdon të ketë bashkëpunim me Rusinë.
Ai ka kritikuar Serbinë për mosrespektimin e parimeve të Marrëveshjes Bazë, duke theksuar se shteti serb po vazhdon të shkelë këto parime duke përdorur veprime agresive dhe duke mos pranuar Kosovën si një shtet sovran.
Parimet janë themelet e marrëveshjet dhe në nenin e dytë të marrëveshjes e keni barazinë sovrane mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk ka afat ky parim, nuk mund të thotë Serbia, me Kosovën do të sillet agresore dhe me një moment të caktuar do të fillojë të bëhet fqinjë i mirë. Fqinjë i mire Serbia ka zgjedhur që të jetë në letër në momentin kur e ka pranuar marrëveshjen.
Konjufca gjithashtu ka thënë se është e rëndësishme që marrëveshja të zbatohet në përputhje me parimet themelore, jo vetëm me datat e caktuara.
Kryeparlamentari u shpreh se derisa Serbia vazhdon të jetë aleate e Rusisë ajo duhet të shihet si rrezik për tërë Ballkanin.
Serbia duhet të shihet jo vetëm si rrezik në Kosovë, por për krejt stabilitetin dhe paqen në Ballkanin Perëndimor. Çdo sfidë që ne e kemi në Ballkanin Perëndimor, rrjedh prej kësaj arsyeje.



