
Deputeti Agron Shehaj tha se gjysma e qeverisë është e përfshirë në skandalin e trafikimit të mbetjeve toksike.
Nga Kuvendi, Shehaj kërkoi që të mbahet përgjegjësi për këtë ngjarje kaq të rëndë që ka të bëjë me shëndetin e qytetarëve.
Opinioni publik do të dijë se çfarë po ndodh me mbetjet toksike. Ka të bëjë me shëndetin e qytetarëve.
Pse ju shqetëson zonja kryetare (drejtuar Elisa Spiropalit) kjo çështje? Pse më ndërprisni?
Ju shqetëson se gjysma e qeverisë është e përfshirë në këtë skandal, në trafikimin e mbetjeve toksike. Duhet të jepni përgjigje!
Çfarë po ndodh me mbetet toksike?



