
Alfred Moisiu i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi tha mbrëmjen e sotme se shumica e njerëzve që kanë udhëhequr Shqipërinë në këto vite nuk kanë qenë të duhurit. Ish-presidneti Moisiu përmendi shprehjen e Konicës: Shqipërinë e bëri Zoti, e ruajti rastësia dhe e shkatërruan politikanët. Më tej Moisiu tha se të gjithë të gjithë politikanët kanë mbytur pjesën dërrmuese të popullit.
Shqipërinë e bëri Zoti, e ruajti rastësia dhe e shkatërruan politikanët ka thënë Konica. Më vjen keq pse ky vend të ketë një fat të tillë kaq të keq dhe pse pikërisht tek neve duke filluar nga krijimi i shtetit shqiptar gjithmonë për fat të keq shumica e njerëzve që na kanë dalë në krye kanë qenë jo ata që duhet të ishin. Nuk e di si ta shpjegoj këtë çështje, por ky është një fakt. Nuk duhet të ishim këtu ku jemi, jemi popull energjik. Kanë ditur të deportojnë, kanë pikasur psikologjinë dhe mënyrën si duhet t’ia rrëmbesh mendjen shqiptarit. Shqipëria ka mangësi kulturore, është shfrytëzuar pjesa më pa kulturuar, turma. Politikanët kanë mbytur pjesën dërrmuese të popullit. Ky është një fakt.



