Urdhri ekzekutiv i Biden për Ballkanin, Ambasada e SHBA: Mjet jetik

Urdhri ekzekutiv i Biden për Ballkanin, Ambasada e SHBA: Mjet jetik

Pas urdhrit të presidentit amerikan Joe Biden, ku kërkon përfshirjen e Shqipërisë në listën e vendeve për bllokimin e pasurive të individëve që sipas Departamentit të Thesarit Amerikan kanë cenuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, ka reaguar sot ambasada amerikane.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada deklaron se ky urdhër është një mjet jetik drejt arritjes së këtij qëllimi të përbashkët.

Presidenti Joe Biden miratoi një Urdhër Ekzekutiv (E.O.) të ri dje, i cili autorizon përdorimin e sanksioneve kundër personave të përfshirë në një sërë aktivitetesh destabilizuese në Ballkanin Perëndimor, përfshirë personat e angazhuar në përpjekje që kërcënojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal; cënojnë proceset demokratike; dhe përfshihen në korrupsion në lidhje me rajonin ndër aktivitete të tjera. Një referencë e qartë për Shqipërinë bën të qartë se Urdhëri Ekzekutiv është në përputhje me punën që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë bërë për të integruar rajonin në strukturat Europiane dhe Euro-Atlantike. Urdhi Ekzekutiv i djeshëm është një mjet jetik drejt arritjes së këtij qëllimi të përbashkët.

Ky urdhër përfshin ish-vendet e Republikës Jugosllave dhe Shqipërinë. Sipas Biden-it, gjatë dy dekadave të fundit ka pasur minim të marrëveshjeve, institucioneve, korrupsion brenda qeverive dhe institucioneve. Këto, kërcënojnë sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-ve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy