
Një përpjekje për të retushuar imazhin e tij të nxirë, e konsideron ish-kryeministri Sali Berisha foton e postuar nga Rama, ku në sfond shfaqet Fatos Nano.
Reagimi i Berishës në rrjetet sociale vjen ndërkohë që Partia Socialiste po zhvillon punimet e Kongresit.
Partia Socialiste pritet t’u rikthehet simboleve të vjetra, ndërsa ka pasur aludime edhe për rikthim më aktiv të disa figurave të lëna në hije.
Kujtojmë që edhe PD iu rikthye simboleve të vjetra, të cilat u miratuan në Kuvendin e 11 dhjetorit, të iniciuar nga Komisioni për Rithemelimin.



