Largimi i masave të BE-së/ Bislimi: Vendosja ka qenë e padrejtë. Kosova s’ka pranuar të shantazhohet

Largimi i masave të BE-së/ Bislimi: Vendosja ka qenë e padrejtë. Kosova s’ka pranuar të shantazhohet

Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane dhe dialog, Besnik Bislimi ka thënë sot se nuk dëshiron të spekulojë nëse Kosovës do t’i hiqen masat ndëshkuese, megjithëse është raportuar se rekomandimi i përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell është për largimin e masave.

 

Drupal Ad

 

 

 

Bislimi duke raportuar në Komisionin për Integrime Evropiane ka thënë se vendosja e masave ka qenë e padrejtë dhe mbi të gjitha ka vlerësime se ka pasur shkelje ligjore gjatë vendosjes së tyre.

Ai ka deklaruar se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për largimin e masave, megjithëse ka shtuar se ka pasur kërkesa nga vendet anëtare që kanë kërkuar koncensione shtesë, “por Kosova s’ka pranuar të shantazhohet”.

Ka pas në vazhdimësi jo nga Brukseli direkt por nga vendet anëtare edhe kërkesa që kanë shkuar përtej arsyes që janë vendosur masat, janë kërkuar koncesione shtesë, por Kosova nuk ka pranuar të shantazhohet në këtë drejtim.

Zëvendëskryeministri ka shtuar se kurrë nuk e kanë pasur të qartë procedurën e heqjes së këtyre të masave.

Kurrë nuk kemi marrë sqarim të qartë se cila është procedura për heqjen e tyre.

Nuk do të ketë votim për heqjen e tyre por mund të ketë kundërshtime nga një vend anëtarë për heqjen tyre.

Por ka qenë dilema a duhet të hiqen menjëherë apo me dy hapa. Në fillim ka qenë ideja që masat të hiqen së pari në fillim të prillit e pastaj pjesa tjetër pas mbajtjes së zgjedhjeve në veri të vendit.

Ai shtoi se rrjedhimisht nuk do të duhej të kishte asnjë vend anëtarë që të kundërshtonte heqjen e këtyre masave.

Ndryshe sot është raportuar se rekomandimi i përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell është për largimin e masave. Siç ka raportuar Radio Evropa e Lirë në rekomandimin e tij, Borrell ka shkruar se “vendimi nga ana e Këshillit do të ishte sinjal politikë dhe do të kontribuonte në kontekstin e balancuar në të cilin dialogu Prishtinë-Beograd, që lehtësohet nga BE-ja, mund të ecë përpara”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy