Iftar në një kishë në Kosovë/ Gjinishi: Nuk është as haram, as herezi. Jepen mesazhe

Iftar në një kishë në Kosovë/ Gjinishi: Nuk është as haram, as herezi. Jepen mesazhe

Kryetari i komunës së Prishtinës Përparim Rama shtroi një iftar në një katedrale në Prishtinë.

Pedagogu në Institutin e Studimeve Evropiane, Ermir Gjinishi, tha në emisionin “Zonë e Lirë” se një praktikë e tillë s’është as herezi, as haram.

Ai vuri në dukje se edhe në vende të tjera të Europës janë shtruar iftare në kishe, për të dhënë mesazhe. 

Ka patur edhe në Belgjikë dhe në Itali iftar në kishë. Njerëzit që s’i njohin çështjet religjioze shkojnë te ideja e herezisë. Ideja që bëhet një pjesë rituale e një besimi tjetër, brenda objektit të krishterë duket si blasfemi në planin e parë, por s’është blasfemi. Në Lindje ka ndodhur gjithmonë, tek ortodoksia ka ndodhur gjithmonë. S’është as herezi, as haram. Iftari s’bëhet as në xhami. Është njëlloj si kreshma, ndalon të ushqyerin për një afat kohor. Qoftë kisha, qoftë xhamia, janë vende lutjesh. Ka mesazhe që duhet të jepen. Ata që po e ngrenë murin e ndarjes, s’janë priftërinj në Europë, por janë e djathta ekstreme dhe e majta ekstreme, dhe e bëjnë për t’iu përgjigjur populizmit”.

Gjinishi tha se edhe në Kosovë është kërkuar të jepet një mesazh, pasi ka patur probleme ndër-religjioze. 

"Ka dimension religjioz dhe politik. Janë të dyja brenda", u shpreh ai. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy