Spahiu: Berisha 32 vjet në krye të PD, 20 vite përdori SHBA për interesat e tij

Spahiu: Berisha 32 vjet në krye të PD, 20 vite përdori SHBA për interesat e tij

Kreshnik Spahiu në studion e emisionit ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV deklaroi se për 32 vjet në krye të Partisë Demokratike ka qenë Sali Berisha dhe sipas tij ai do të vazhdoj të jetë.

Ai tha se Berisha mbetet figura më e mirë e PD sepse pa të të gjithë largohen. Sipas Spahiut Amerika aktualisht është duke u sjellë si guvernator sepse për 20 vite me radhë Saliu e ka përdorur atë për të forcuar pozitat e tij politike.

32 vjet e ka drejtuar Berisha dhe ai do të jetë kryetari i PD dhe mendoj se ai është figura më e mirë sepse pa Saliun të gjithë largohen. Tani pse Amerika sillet si guvernator? Sepse vetë Saliu e ka përdorur 20 vjet Amerikën për të forcuar pozitat e tij politike. Të dy kanë përdorur njeri-tjetrin. Kur u arrestua Fatos Nano, kur vinte Xhorxh Bush Saliu e përdorte dhe nuk thoshte që janë guvernator, tani që e bëjnë për Ramën e thotë. Tani kemi 32 vjet që i kemi ndjekur ngjarjet marrëdhëniet e Berishës. Do kemi një parti me qëndrim antiamerikan. Sido që të ndodh e mban Luli apo Saliu apo vendos një Lul tjetër me ujin që i ka hyrë PD ajo parti është shkërmoqur dhe ajo nuk del dot më parti e parë. Ka 20 vite që si merr dot, s’ka si të bëjë rotacion kur ka partinë kundra, amerikan kundra.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy