Presidenti Ilir Meta pretendon se me ndryshimet kushtetuese të votuara së fundmi për Kodin Zgjedhor duhet të harrohet çelja e negociatave për të hyrë në BE. Sipas Metës vetëm në vitin 1998 ndryshimi i kushtetutës ishte konsensual, ndërsa më pas në të gjitha rastet është dëmtuar.
Postimi i Ilir Metës.
Miratimi i Kushtetutës në vitin 1998, mbi të gjitha ishte konsensual, pikërisht për shkak se mori votëbesimin e popullit.
Për fat të keq, ky votëbesim është përdhosur disa herë përgjatë këtyre dy dekadave, me ndryshime kushtetuese të nxituara, të pakonsultuara dhe të udhëhequra nga interesa politike afatshkurtra.
Precedenti i parë ishte ai i vitit 2008, që i dha një goditje në zemër sistemit parlamentar dhe na çoi këtu ku jemi sot, nga demokracia parlamentare, në demokracinë e kryetarëve dhe të oligarkëve.
Kjo është arsyeja pse 97 copë deputetë e refuzuan apelin e Bashkimit Europian dhe votuan për bllokimin e çeljes së negociatave, jo deri në 25 prill 2021, se kjo është e padiskutueshme, por deri në zgjedhjet e tjera të pas 25 prillit 2021.



