Berisha: Raporti i OSBE-ODHIR faktoi farsën elektorale, diktatura kontrolloi votën

Berisha: Raporti i OSBE-ODHIR faktoi farsën elektorale, diktatura kontrolloi votën

Kryedemokrati Sali Berisha thotë se raporti i OSBE-ODHIR faktoi farsën elektorale dhe se Edi Rama dështoi në përpjekjet për të ndryshuar këtë raport.

Në komunikimin e sotëm për mediat ai deklaroi se është në meritën e institucioneve që vëzhguan zgjedhjet, që i qëndruan të gjitha konstatimeve që faktojnë sipas tij, një farsë të vërtetë elektorale më 11 maj.

Berisha shtoi se raporti përfundimtar mbështet plotësisht tezat e raportit paraprak se në zgjedhjet e 11 majit u shkelën parimet themelore ndërkombëtare të zgjedhjeve, të mishëruara në Kartën e Kopenhagenit, në platformën e Këshillit të Europës për zgjedhjet, në Kodin e Venecias, në dokumentet më serioze ndërkombëtare për zgjedhjet.

Sipas tij, raporti fakton që Shqipëria është një diktaturë autoritare që kontrollon votën e shqiptarëve.

Faktohet se në kundërshtimet me parimet ndërkombëtare, Edi Rama i ka shndërruar punonjësit e administratës në patronë të urryer të shqiptarëve për votën. 

Aty faktohet se janë përdorur bonuse për votën, dhuratë për votën 100 euro për pensionistët. Faktohet se është përdorur falja e gjobave 200 milionë për votë. 

Faktohet se janë dhënë 138 licenca për 28 mijë hektarë tokë të mbjellë me kanabis. Pra, faktohet se u dhanë 500 milionë euro prokurime në kundërshtim më ligjin për të blerë vota. 

Faktohet përdorimi i punësimit të përkohshëm në mijëra raste për të blerë vota. Faktohet terrori mbi punonjësit e administratës për të votuar. Faktohen pra të gjitha mënyrat për të kontrolluar vullnetin e qytetarëve për votën. 

Në raport, lexojeni një frazë, po të mos bënin këto, zgjedhjet do ishin më afër zgjedhjeve të lira. Pra, janë në Siberi krahasuar me distancën tani. Nuk janë kërkund. Janë zgjedhje farsë. 

Faktohet angazhimi në një seri qytetesh të karteleve të drogës dhe bandave për të rrëmbyer votën. Faktohet qëndrimi antiligjor në raport me ankesat. Angazhimi i të gjitha resurseve të administratës njëlloj si në partinë shtet. 

U shuan linjat e ndarjes së partisë nga shteti, thotë raporti. Vetëm ky moment është i mjaftueshëm ky element për të gjithë ata që kanë kulturën elektorale minimale për të kuptuar se zgjedhjet ishin një farsë.

Në kushtet e partisë shtet kurrë nuk mund të ketë zgjedhje të tjera përveçse farsë. Kurrë nuk ka. Faktohet që Shqipëria është një diktaturë autoritare që kontrollon votën e shqiptarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy