Basha: Krimi në pushtet po vë në rrezik zgjedhjet!

Basha: Krimi në pushtet po vë në rrezik zgjedhjet!

Nga çadra e opozitës kreu demokrat ka vijuar me akuzat e tij. Në fjalën e tij Basha tha se shteti është bërë njësh me krimin. Sipas tij krimi po vë në rrezik zgjedhjet e ardhshme dhe reforma ne drejtësi është në rrezik.

“Në çdo fshat dhe qytet të Shqipërisë rilindësit kanë ngritur shtabet e tyre elektorale me trafikantë droge si Artur Bushi, trafikantë si Arben Ndoka etj. Këta njerëz duan të kapin zgjedhjet e ardhshme. Ky vend ka njohur diktatorë, por nuk ka njohur shtetin të bërë njish me krimin. Ky është rreziku më i madh që i kanoset çdo shqiptari. Prandaj janë vërsulur me shtabet e tyre kriminale. Njeriu që ka bërë këtë të mundur është ai që i themi kryeministri Rama. Krimi i bërë njish me pushtetin vë në rrezik zgjedhjet dhe drejtësinë. Sepse krimi zhduk drejtësinë e pakapur. Kush e beson se mund të ketë drejtësi të vërtetë kur kemi bandat në pushet dhe një qeveri të kapur nga krimi, gabohet. Kjo është e pamundur. Drejtësia dhe demokracia shkojnë bashke dhe janë të pazgjidhura. Nëse do zgjidhnim prokurorë dhe gjyqtarë të ndershëm ata do ishin në shënjestrën e mafies dhe të narkotrafikantëve. Kjo nuk është drejtësi, por padrejtësi” tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy