Vuçiç për deklaratën e Hotit për pikën doganore në Durrës: Jam ngopur me marrëzitë e tyre

Vuçiç për deklaratën e Hotit për pikën doganore në Durrës: Jam ngopur me marrëzitë e tyre

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka komentuar sotnjë deklaratë të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti që e ka dhënë të premten gjatë vizitës në Shqipëri.

Hoti ka folur për “një pikë doganore për Kosovën në Portin e Durrësit”.

Vuçiç është pyetur për këtë deklaratë gjatë një konference për shtyp që e ka mbajtur me rastin e vizitës në aeroportin “Batajnica”.

 “B92.net” ka komentuar se dje është paralajmëruar që kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të kërkojë nga Shqipëria portin e Durrësit.

“Gjithçka që dëgjoj nga deklaratat e tyre, jam i ngopur me marrëzitë e tyre”, ka thënë Vuçiç, që ka komentuar edhe për bisedat e Kosovës me Serbinë. “Thonë se po vijnë për të negociuar për njohje të ndërsjellë. Epo, mos ejani fare. Unë nuk vijë të negociojë për këtë. Këtë ua them edhe nënave dhe baballarëve të tyre politikë”, ka thënë Vuçiç, raporton “b92.net”.

Ai e ka përmendur Shqipërinë edhe kur është pyetur për testet që po bëhen për COVID-19 në Serbi. Ka thënë se Serbia bën më shumë teste se e gjithë ish-Jugosllavia së bashku, plus Shqipëria.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy