Hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli numër 4 te 'Shqiponja', lehtëson trafikun

Hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli numër 4 te 'Shqiponja', lehtëson trafikun

Duke nisur nga kjo e martë, qarkullimi i automjeteve në tunelin numër 4, në nyjen “Shqiponja”, do të jetë i aksesueshëm për mjetet.

Përmes këtij tuneli, do të bëhet i mundur qarkullimi i automjeteve që dalin nga Tirana në drejtim të Durrësit, duke lehtësuar kështu qarkullimin.

E pranishme në ceremoninë hapëse ishte, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, Drejtori ARRSH, Ergys Verdho dhe Drejtori i Policisë Tiranë, Rebani Jupi.

Afati për përfundimin e veprës është muaji shkurt i vitit të ardhshëm. Por punimet në këtë vepër madhore po ecin me ritme të shpejta dhe pritet që në fund të këtij viti të përfundojë i gjithë segmenti, nga ish-Sheshi Shqiponja te Pallati me Shigjeta.

Ky projekt parashikon disa nënkalime dhe mbikalime që do të rregullojnë trafikun në një nga zonat më të rënduara në kryeqytet. Ndërkohë e gjithë unaza e madhe e gjatë 27 km pritet të përfundojë në vitin 2023.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy