Pas ironive të kryeministrit Edi Rama nga Finiqi, vjen dhe reagimi i kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule. Me anë të një postimi të shkurtër në ‘Twiter’, Dule thekson se thëniet e Ramës sot ishin simptoma klasike të ‘sindromës hubris’, që sipas tij janë ‘sëmundje’ të rrezikshme të politikanit në pushtet.
“Të thënat e sotme të z Rama- simptoma klasike e “sindromës hubris”. “Sëmundjes” më të rrezikshme të politikanit në pushtet sipas lordit Owen”, citohet në mesazhin e Dules.
Rama ironizoi sot Dulen para banorëve të fshatit Aliko në Finiq se kreu i PBDNJ-së i ishte bashkuar çadrës.



