Xhaçka: Në Ballkan ka influencë ruse që nxit destabilizimin

Xhaçka: Në Ballkan ka influencë ruse që nxit destabilizimin

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, thotë se në vendet e Ballkanit ka një influencë ruse, e cila nxit destabilizimin.

“Sot nuk ka asnjë dyshim se shoqëritë tona përballen me kërcënim të huaj që depërtojnë jo vetëm institucione, por edhe në shoqëri, që bien ndesh me prioritetet tona dhe integrimin. Ngjarjet e ditëve të fundit në një nga vendet e BE na treguan se askush nuk është imun ndaj këtyre influencave. Mirëpo, është mësuar nga historia se edhe vende më të rëndësishme kanë pasur probleme, sikundër Shqipëria, edhe për shkak se ndodhet në Ballkan. Tentativat kanë arritur deri në grusht shteti. Ballkani është një rajon më i dobët dhe goditja e shteteve ballkanike, do të thotë goditje e Europës. Vite më parë nuk imagjinohej që Rusia të arrinte të kishte influencë në Ballkan”, tha ajo.

Gjatë konferencës “Sfidat e sigurisë në Ballkan”, Xhaçka tha se Shqipëria nuk është imune ndaj këtij ndikimi.

“Gjatë këtyre 10 viteve, Shqipëria ka ndihmuar si vend anëtar i NATO, e ka konsoliduar statusin e saj për sigurinë. Sot ndihemi më të sigurt ndaj influencave ruse, pas zgjidhjes së emrit të Maqedonisë së Veriut dhe hapave integruese të Malit të Zi. Ka një influencë ruse, e cila nxit destabilizim në vendet tona. Këto aktorë bëjnë përpjekje për të destabilizuar vendin, që shkojnë përmes mediave, që synojnë nxitjen e tensioneve fetare, politike, sociale”, tha Xhaçka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy