Prokuroria e Posaçme ka vënë në sekuetro preventive një vilë luksoze në Dhërmi me vlerë 145 mijë euro, që sipas saj është në pronësi të ish-zëvendës kryeministres Belinda Balluku dhe e regjistruar në emër të vartësve të saj.
Në të njëjtën kohë, SPAK thotë se Balluku përveç akuzës së shkelje të barazisë në tendera po hetohet edhe për akuzën e korrupsionit dhe të pastrimit të parave.



