Analisti Indrit Vokshi thotë se skandali i “AKSHI-t” provoi që shteti ka rënë dhe është zhbërë nga celulat e krimit.
Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se kur mësuan se çfarë është tenderi, u tha se tenderi është droga e re dhe droga e vërtetë cilësohet si diçka e nivelit të dytë.
Tani janë oligarkët dhe krimi i organizuar që përdoren si instrumente për tu infiltruar brenda një shteti, këtu është problem sigurie. Këtu doli që shteti shqiptar nga entitet publik, nuk na qenka as entitet publik, por një entitet i cili në mënyrë të infiltruar përdoret për interesa private të shkatërrimit të shtetit. Në momentin kur celula të tilla forcohen me miliona euro, aty nuk ka më shtet.
Ne kemi ardhur në pikën ku shteti shqiptar, është anuluar. Ku do shkojnë qytetarët të ankohen, do shkojnë tek policët që rrëmbejnë biznesmenë? Droga është mbajtur si malli ose produkti që të pasuron, por nuk është asgjë droga, krahasuar me tenderin.
Kur mësuan se çfarë është tenderi, u tha se tenderi është droga e re dhe droga cilësohet si diçka e nivelit të dytë. Nuk kanë rivalitet me askënd, kanë konkurrencë sporadike me biznesmenë të tjerë, kjo është ulëritëse në një farë mënyre. Na është normalizuar skandali, është bërë si një revistë rozë. SPAK do duhej të mbështetej nga të gjithë qytetarët shqiptarë, për t’i dhënë legjitimitet për të kryer punën.
Këto nuk janë asgjë, ka afera të tjera brenda shtetit. Ka celula brenda shtetit që do ta anulojnë dhe zhbëjnë shtetin shqiptar. Momentalisht shteti është i zhbërë, në kuptimin e entitetit legjitim. Ka dalë shteti në pazar, ka dalë shteti në shitje. Janë rrezikuar vetë punonjësit e shtetit, punonjësit e policisë, të SHISH. Janë rrezikuar njerëzit fizikisht.



