Kume: PS-së s’i interesonte reforma zgjedhore, po ia lë “topin” opozitës. Çfarë parashikon drafti (VIDEO)

Kume: PS-së s’i interesonte reforma zgjedhore, po ia lë “topin” opozitës. Çfarë parashikon drafti (VIDEO)

Gazetari Mariglen Kume tha në MCN Live se mazhorancës socialiste nuk i intereson reforma zgjedhore, për sa kohë që e ka formulën e koalicioneve, që ka qenë pika kyçe e saj. Kume tha se në draftin e PS, herësi ulet në 7 mijë vota, por sërish s’kemi lista të hapura. Gazetari shton se hiqet pragu 1 për qind në rang kombëtar për kandidatët e pavarur.

Drupal Ad

 

 

 

"Politikisht nëse do analizojmë deklaratat dhe sjelljet e mazhorancës, kryeministrit, dhe z.Gjiknuri, kemi kuptuar që PS s’ka ndonjë interes të madh për të bërë reformë zgjedhore, ata e kanë marrë gjënë kryesore që kanë dashur, ndryshimin e formulës së koalicioneve. Kjo ka qenë pika kyçe e tyre, dhe pjesa tjetër ka qenë sa për t’u thënë ndërkombëtarëve që ja diskutuam me opozitën. Pasi mazhoranca s’pranoi që të rikthehej formula e koalicionit në atë të 2020-ës, atëherë këta i lanë një opsion me dy versione, që s’u pranua nga mazhoranca. Në këto kushte që s’ka dakordësi, mazhoranca shkon me propozimin e vet dhe reflekton vetëm ato ndryshime që përcakton Gjykata Kushtetuese. Herësin e bënë 7 mijë, prapë s’kemi lista të hapura, por të kushtëzuara. Ajo që vlen në draftin e mazhorancës, është që heqin edhe pragun 1 për qind kombëtar, për kandidatët që hyjnë të pavarur. Një kandidat i pavarur në një qark do duhej të merrte 15 mijë vota në gjithë Shqipërinë, ndonëse i kishte plotësuar votat në qarkun e tij. Mazhoranca është në dominimin e lojës. Mazhorancës s’i intereson fare. Ia lë topin opozitës edhe thotë ja opozita s’e do votën e emigrantëve. Opozita kondicionin formulën e koalicioneve, që është një mënyrë si maksimalizon shumatoren e votave në fund të ditës".

Kume thotë se Partia Socialiste mund të arrijë deri në 81-82 vota në Kuvend, duke përfshirë PSD-në e Doshit dhe PDIU-në e Idrizit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy