Basha: Rama trembet se Veliaj do ta marrë pas vetes

Basha: Rama trembet se Veliaj do ta marrë pas vetes

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha thotë se shqetësimi i Edi Ramës për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, vjen nga frika se mos e merrë pas vetes.

Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, Basha shkruan se Edi Rama nuk u shqetësua kur burgosi burra, gra e fëmijë vetëm se s’paguanin dot faturën e dritave apo mbronin shtëpitë e tyre, të cilat ua shembi në mënyrë të paligjshme për të ndërtuar kulla korrupsioni.

Sipas tij, sulmet ndaj SPAK janë prova kokëforta se Edi Rama nuk mund të qëndrojë më në pushtet.

Sot, i trembur se Erion Veliaj do ta marrë pas vetes për çfarë kanë bërë bashkë me bankomatin e tyre, siç e konsiderojnë ata Bashkinë e Tiranës, bën si i përdëllyer për burgosjen e tij.

Sulmet ndaj SPAK dhe mbrojtja e korrupsionit janë prova kokëforta se Edi Rama nuk mund të qëndrojë më në pushtet.

Shqipëria meriton një qeveri që lufton korrupsionin dhe mbron interesat e familjeve shqiptare. Shqipëria meriton drejtësi!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy