Rindërtimi/ 122 familje në Bubq futen në shtëpitë e reja

Rindërtimi/ 122 familje në Bubq futen në shtëpitë e reja

Nëpërmjet programit të Rindërtimit, sot në Bubq, një nga fshatrat më të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ndahen çelësat për 122 familje. Kryeministri Edi Rama, në një takim të zhvilluar me banorët e prekur nga tërmeti, u shpreh se krijoi mundësi më të mira se ato që njerëzit kishin përpara tërmetit.

Rama tha se ky fshat tashme është kthyer në një fshat të bukur dhe modern me shtëpi të reja më të forta dhe të bukura se para tërmetit, ku këto familje do kalojnë festën e fundvitit në banesat e tyre të reja.

Banesat kanë edhe një oborr dhe ju nxis të kujdeseni si duhet. Janë mjedise ku mund të qëndrojnë pjesëtarë të familjes dhe do të bëhet diçka edhe më e bukur se sot. E kujtoj shumë mirë momentin e parë, sytë e zbrazur nga çdo shpresë dhe një konflikt që kemi pasur me banorë të revoltuar se do t’i prishej shtëpia që kishte dhe se ishte me bindjen se nuk do të ndërtohej banesë e re.

Por të mos harrojnë se mes nesh kur ra  ajo fatkeqësi hyri edhe pandemia një fatkeqësi edhe më e madhe ku krijoi një vonesë të madhe. Po të doni pyetini njerëzit që keni në Itali, të tregojnë sa vite kanë në kabina apo rulota që presin të kthehen në shtëpi pas humbjes së banesës nga tërmeti. Ndoshta 10 vite, por edhe kur të kthehen në shtëpi, nuk e kanë 100 %.

Gjithashtu kryeministri Rama, ironizoi situatën e brendshme politike në Partinë Demokratike. I ndalur tek akuzat që ish-kryeministri Sali Berisha i është drejtuar kreut të PD-së Lulzim Basha se merret me bravat, Rama u shpreh se përplasja mes palëve nuk është problem i qeverisë, ndërsa shtoi se kushdo që ka problem me bravat le të kalojë në Partinë Socialiste.

Duke pasur parasysh zhvillimet e kohëve të fundit, kujdes bravat, ruajuni nga ndërrimi i bravave nga bllokimi i bravave. Kujdes nga çelësat që të ngelen në derë. Unë ju uroj shëndet dhe ky nuk është program për socialistët , por për shqiptarët dhe shqiptarët janë njësoj kur bëhet fjalë për shërbimet. Dhe sa na takon ne të gjitha bravat janë të sigurta. Sëmundja që i ka zënë demokratët me bravat nuk është probleme i qeverisë. Kushdo që nuk do të ketë problem me bravat lë të bëhet socialist.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy