Debate të ashpra pati në seancën parlamentare të kësaj të enjteje mes deputetëve Blushi dhe Balla, përsa u përket komisioneve ad hock për reformën në drejtësi. Taulant Balla i Partisë Socialiste i tha Ben Blushit të Librës se ai nuk e kishte lexuar reformën. Si përgjigje Blushi tha se reforma zvarritet me qëllim që të sillet pas zgjedhjeve në Parlament.



