Padia për emërimin e ministrave/ Shtyhet 'përballja' e Metës dhe Ramës në Kushtetuese

Padia për emërimin e ministrave/ Shtyhet 'përballja' e Metës dhe Ramës në Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se është shtyrë seanca plenare e caktuar në datën 25 prill, për shqyrtimin e kërkesës së paraqitur nga kryeministri Edi Rama me objekt “Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit”.

Data e seancës së ardhshme nuk është njoftuar ende nga Gjykata Kushtetuese. Sipas kësaj Gjykata, në lidhje me orën dhe datën e seancës plenare do të ndiqen rregullat përkatëse për njoftimin e palëve.

Ka qenë kryeministri Edi Rama i cili ka kërkuar “përballje” në Kushtetuese me presidentin Ilir Meta ndërsa data ishte vendosur më 25 Mars 2021.

Rama kërkon interpretimin e nenit 98 të Kushtetutës pika 1 për të drejtën e emërimit dhe shkarkimit të ministrave. Kujtojmë se padia është bërë pas përplasjeve të vazhdueshme të “dekreteve”, ku Ilir Meta vendosi për mosdekretimin e ish-ministrit të jashtëm Gent Cakaj

"Gjykata Kushtetuese njofton se seanca plenare e caktuar në datën  25.03.2021, ora 10:00, për shqyrtimin e kërkesës së paraqitur nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, me objekt: “Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Interpretimi kushtetues i nenit 98, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, bazuar në nenin 44/a të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, është shtyrë në një datë tjetër. Në lidhje me datën dhe orën e seancës plenare, do të ndiqen rregullat përkatëse të njoftimit të palëve dhe të publikimit të saj", thuhet në njoftim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy