Bastet sportive, Ngjela: Shteti e lë në treg ilegalisht pasi ka fitim

Bastet sportive, Ngjela: Shteti e lë në treg ilegalisht pasi ka fitim

Avokati Spartak Ngjela për mos legalizimin e basteve sportive, thotë se shteti e kontrollo, por e lë në treg pasi ka fitim. 

Duke folur për “MCN Live” ai deklaroi se evazioni fiskal në Shqipëri është shumë i lartë, duke hedhur dyshime se paratë e gjeneruara nga aktiviteti ilegal i basteve sportive, janë hedhur në ndërtim dhe në ngritjen e kullave. 

Francezët kanë thënë paraja bën luftën. Pyetja bëhet, po shteti fiton? Fiton! Çfarë gjeneron tregu nëse këtë lloj biznesi? 

Ai e kontrollon si krim, nuk e lë që të marrë shtetin, por e lë në treg, duke lejuar në treg këtë transaksion që e ndalon ligji, fiton shteti, fiton individi dhe si operon tregu. Nëse të trija këto janë pozitive, bën sikur nuk shikon. 

Është tregu informal dhe ai formal. Shqipëria tregun informal e ka më të madh. Nuk mund të përmendim përqindje, se ajo lëviz vazhdimisht. Evazioni fiskal është shumë i lartë në Shqipëri. 

Nga ky evazion fiskal kush fiton, kapitali privat. Kapitali privat që fiton nga evazioni, çfarë i bën paratë? I ke parë grataçelat! 

Është fakt i sigurt, Manhatanin e kanë ngritur mafia, me evazionin fiskal. 

Këtu tek ne rubineti është i hapur, ujë ka shumë, ke forcë ta mbyllur? 

Ka forcë dora e shtetit? Unë them jo. Këtu është shumë e lartë përqindja e evazionit fiskal. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy