Ndoka: Protesta para bashkisë Tiranë e ligjshme, vazhdimi i saj standard pozitiv

Ndoka: Protesta para bashkisë Tiranë e ligjshme, vazhdimi i saj standard pozitiv

Ish-deputeti Nard Ndoka thotë se e pëlqen formatin e protestës së opozitës para bashkisë Tiranë, pas arrestimit të pesë drejtorëve në kuadër të aferës “5D”.

Nga studio e MCN Live, Ndoka e cilësoi si një protestë të ligjshme e cila ka një kauzë, ku taksat e qytetarëve të Tiranës, janë bërë rrush e kumbulla dhe se ky është një krim që i kalon përmasat e korrupsionit.

Protesta po tregon se këtu edhe çudia më e madhe tre ditë zgjat, që kjo çudi do të zgjasë se do të ketë çdo javë protesta, politikanë që do dalin, qytetarë që do dalin.

Është një standard pozitiv që kjo protestë po vazhdon.

Ky është lajmi që ata qytetarë lënë detyrimet e tyre se e ndjejnë që ka një problem që kërkon zgjidhje, e ndjejnë që kryetari i bashkisë të vazhdojë të drejtojë bashkinë sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Këtu atmosfera politike dhe qytetare nuk mund të jetë sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Opozita po e mban standardin e protestës për reflektim të të gjithëve, edhe pse i ka mundësitë që të organizojë një protestë që të tundë themelet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy