
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, thotë se grupe sistematikisht të diskriminuara në vendin tonë janë grupet me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale.
Në emisionin “Arnautistan” në MCN, se diskriminimi ndaj tyre është së pari në aspektin infrastrukturor pasi nuk kanë akses, si dhe ka shumë paragjykime nga shoqëria.
Një gjë e mirë që po ndodh në Shqipëri, është e familjet shqiptare po e flasin publikisht për një fëmijë me probleme që kanë. Sot i shohim më të hapura, sidomos familjet që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara intelektuale.
Do të duhet të informohen, të flasin me ekspertë dhe mos t’u vijë turp. Ka qenë tendenca që i mbanin mbyllur në shtëpi por në këtë drejtim nuk ndikon që t’i ndihmosh që nesër të ketë një jetë sociale.
Minoriteti rom dhe egjiptian janë të diskriminuar. Gruaja mbetet e diskriminuar në shumë drejtime. Të varfrit diskriminohen në një shoqëri dhe kjo është emëruesi i përbashkët i gjithë këtyre.
Nëse rritet standardi i jetesës, edhe sjelljet diskriminuese janë më të pakta. Diskriminimin e ka përjetuar edhe një shqiptar që jeton jashtë vendit, të gjithë e kanë prekur.
Nga një studim i fundit i yni bazuar në dhunën ndaj grave në politikë, doli një gjetje interesante. Një grua në politikë e pranonte se duhet të durojë edhe gjuhën e dhunshme apo seksiste, me një lloj normaliteti dhe kjo ishte shqetësuese.



