
Kryetarja e Bashksë së Shkodrës Voltana Ademi në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN Live i ka cilësuar si farse angazhimet e kreut të PD-së Lulzim Basha. Ajo tha se nuk e njeh Bashën dhe se ai duhet tu kursejë demokratëve dhe gjithë shqiptarëve farsën e radhës. Sipas saj ai nuk ka qenë asnjëherë në këto 8 vite, prandaj është mirë që sot të flitet me të vërtetat.
Kush është zoti Basha për kë po flisni. Angazhimet farse nuk na bëjnë mirë dhe duhet të jemi me këmbë në tokë sepse të paktën një herë në jetën tonë të flasim me të vërtetën sepse mendoj se duhet të na kursejë të gjithëve farsën e radhës sepse nuk ka më kuptim. Nuk dua të flas më për këtë çështjes sepse nuk e besoj. Meqënëse nuk përfaqësojnë asgjë le ti kthehemi angazhimeve. Ata nuk kanë qenë asnjëherë të paktën në këto 8 vite. Unë s’jam konsultuar asnjëherë me ta dhe si mund të konsultohem sot. Prandaj pse të merremi më këtë kur kemi çështje më të mëdha, tani është tepër vonë për të rregulluar dëmet e shkarkuara.



