Thaçi e Haradinaj nuk koordinohen bashkë për Samitin e Berlinit

Thaçi e Haradinaj nuk koordinohen bashkë për Samitin e Berlinit

Ka pesë muaj prej se kur presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj nuk kanë zhvilluar takime sy më sy, të rëndomta për përfaqësues shtetërorë, ka thënë një burim i gazetës Koha Ditore në Qeveri.

Një të tillë pritet të mos e realizojnë as përpara Samitit të Berlinit që do të mbahet në fund të prillit, e në të cilin do të shkojnë të dy, shkruan sot kjo gazetë ditore në Kosovë.

“Deri tash nuk ka një koordinim dhe nuk pres të ketë as para udhëtimit për në Berlin”, ka thënë ky burim i gazetës. “Nuk jam i sigurt që do të udhëtojnë bashkë”.

Marrëdhënia e Thaçit dhe Haradinajt, ka pësuar krisje që prej debatit lidhur me korigjimin e kufijve në vend. Shkak për këtë është bërë qëndrimi i Kryeministrit të vendit, në lidhje me idenë e presidentit për mundësinë e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. 

Deri sa presidenti është në favor të korrigjimit, shefi i ekzekutivit Ramush Haradinaj është totalisht kundër, madje këtë çështje e quan ide të vdekur. 

   Përndryshe, Dialogu i Kosovës me Serbinë do të jetë temë qendrore e samitit, që për nikoqir e ka kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez Emmanuel Macron. Ai zhvillohet në kohën kur ndodhet në ngërç faza finale e dialogut mes këtyre dy shteteve. Serbia ka vendosur të mos marrë pjesë në të, për aq kohë sa Qeveria e Kosovës nuk e heq tarifën prej 100 për qind, të vendosur ndaj produkteve me origjinë serbe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy