Zëvendës kryeministrja Ledina Mandija i ka kërkuar kreut të Qeverisë, Edi Rama, që t’i propozojë Këshillit të Ministrave shkarkimin nga detyra të zv.ministres së Financave, Irena Beqiraj.
Burime për "Balkanweb" thonë se ky qëndrim i zv.kryeministres vjen një ditë pas deklaratave të zëvendësministres së Financave, ndaj saj.
Beqiraj, e cila doli në një deklaratë për mediat, raportoi disa të dhëna teknike për paratë në qarkullim, duke krijuar edhe reagimin e zv.kryeministres.



