Rama mungon, opozita kërkon ndërprerjen e seancës, Basha refuzon të flasë

Rama mungon, opozita kërkon ndërprerjen e seancës, Basha refuzon të flasë

Ka rinisur pa kryeministrin Edi Rama seanca plenare maratonë ku pritet që të ketë debate për programin e qeverisjes.

Ndërkohë që PD ka kërkuar menjëherë ndërprerjen e seancës dhe kthimin e kryeministrit në parlament për të dëgjuar opozitën. Deputeti i PD Alfred Rushaj tha opozita e respektoi detyrimin kushtetues.

Ky është programi politik që ka paraqitur Rama. Tani ai të vij këtu të paraqitet, dhe të vijojmë debatet, tani ai duhet të dëgjoj mendimin e opozitës për propozimin e tij", tha Rushaj.

Nga ana e tij, Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka refuzuar të shfrytëzojë kohën e tij për të folur në Kuvend, për shkak të mungesës së kryeministrit Rama.

Demokratët bënë thirrje që të ndërpritet seanca deri në mbërritjen e Ramës, por një kërkesë e tillë u refuzua nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Vetë Basha nuk bëri komente, por refuzoi të merrte fjalën kur iu dha kjo e drejtë nga kryetarja e Kuvendit.

1631801278_basha2.jpg

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy