Gazetari Basir Çollaku thotë se shqiptarët duhet të jenë bashkërisht me opozitën, ndërsa shprehet optimist se do të bashkohen të gjithë pjesët e demokratëve.
Duke folur për MCN Live, Çollaku deklaroi se beson se demokratët janë shumë herë më të bashkuar se lidershipi i tyre.
Demokratët por edhe ata që nuk janë anëtarë dhe mbështetës, e kanë detyrim ekzistencial të largojnë këtë oborr qeveritar.
Vetëm ky që është nuk është alternativë. Nuk është Berisha gogoli. Janë mbi 600 mijë opozitarë, këta janë alternativë.
I gjithë presioni është që të shkohet në zgjedhje, por jo me këtë menaxher në zgjedhje.
Në vijim shtoi se një pjesë e ndërkombëtarëve kanë interesa ekonomike në Shqipëri.
Ndërkombëtarët kanë interesat e tyre, ne shqiptarët kemi interesat e tona, le ti bëjmë gjërat vetë.



