Zgjedhjet e 25 prillit/ Patozi në ditën e nisjes së fushatës: Bindja do të bëjë ndryshimin

Zgjedhjet e 25 prillit/ Patozi në ditën e nisjes së fushatës: Bindja do të bëjë ndryshimin

Astrit Patozi garon për herë të parë për Parlamentin shqiptar me forcën e krijuar dy vjet më parë, Bindjen Demokratike. Sot, në ditën e nisjes së fushatës zgjedhore, Patozi dha një mesazh për të gjithë votuesit: Bindja do të luftojë jo për rotacionin, por për ndryshimin e politikëbërjes.

“Ne u ofrojë shqiptarëve një alternativë të ndryshme nga personazhet  dhe partitë që i kanë shkaktuar shumë dëme këtij vendi për disa dekada. Ka ardhur dita që shqiptarët të ndërrojnë dorën dhe të votojnë atë që kanë më afër vetes, me gjithë skepticizmin.”

Bindja Demokratike ka shpallur ekipin me të cilin do të garojë në 25 prill dhe Tirana, Shkodra, Vlora, Durrësi, Korça e Elbasani janë qarqet ku ajo do të luftojë më fort. 

“Askush prej nesh nuk ka qoftë edhe një cent, asgjë të bëjë me diktaturën, korrupsionin e 30 vjetëve të tranzicionit. Risia tjetër është lista 100 për qind e hapur. Kemi marrë një zotim: mandati i shkon atij që ka një votë më shumë se tjetri.”

Synimi i Astrit Patozit, në 25 prill është që Bindja të përcaktojë qeverinë e ardhshme të shqiptarëve.

“Ne do të kemi përfaqësuesit tanë në Parlament. Ne do t’i përfaqësojme me dinjitet shqiptarët.”

Bindja Demokratike është e vetmja nga forcat e reja politike që në këtë fushatë synon të ndryshojë një skenë politike të dominuar deri me tani nga PD, PS e LSI.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy