Juristi Indrit Sefa u shpreh pro legalizimit të kanabisit mjekësor nëse zbatohen dispozitat ligjore dhe normat e BE.
Në të kundërt thekson ai, do jetë kritike për shtetin shqiptar dhe e dëmshme për qeverinë.
Duke folur në emisionin “Fact Check” ai shprehet:
“Unë jam pro çdo sipërmarrje të re ku zbatohen rregullat dhe dispozitat ligjore. Nëse fillohet dhe abuzohet, shkelet ligji dhe dispozitat ligjore, do kalojmë në një situatë që do jetë shumë kritike qytetarët shqiptarë, e dëmshme për qeverinë që s’do menaxhojë shumë situata të rënda në familjet shqiptare dhe rregullat e shoqërisë. Kanabisi mjekësor ka rezultuar i suksesshëm në farmakologji. Nëse bëjmë një biznes të ndershëm, në zbatim të dispozitave ligjore, patjetër ky biznes duhet të bëhet, nuk shoh asnjë pengesë, gjithmonë duke respektuar dispozitat ligjore dhe normat e BE-së”.



