
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto të shkrepura sot gjatë takimit që ai pati me presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ndodhet në Shqipëri që nga e mërkura për një vizitë tre ditore.
Përbri fotove, kryeministri Rama ka shkruar: “Me Presidenten në Detyrë të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani”.
Ndryshe nga çfarë pritej, takimi nuk ka qenë i hapur për mediat, ashtu siç ndodhi dje kur Osmani takoi presidentin Ilir Meta.
Në atë takim, presidentja në detyrë e Kosovës deklaroi hapur se është kundër Minishengenit, ndërsa sot në Prlament ka bërë të tjera deklarata që shkojnë ndesh me politikën e qeverisë shqiptare.
Osmani tha se për shqiptarët e Kosovës nuk duhet të ketë tra kur vijnë në vendin tonë, ndërsa kërkoi që Parlamenti shqiptar të miratojë rezolutën për dënimin e genocidit serb gjatë luftës në Kosovë.



